Zbulohet data, ja kur fillon dhe mbaron sezoni 2021/2022 në Serie A

Teksa do të duhet të luhen edhe 4 ndeshje, nga mbyllja e sezonit, Liga e Serisë A në Itali është mbledhur për të caktuar edhe datat e sezonit të ri 2021-2022.

Kështu është vendosur që kampionati të startojë më 22 gusht 2021, ose rreth 40 ditë pas përfundimit të Kampionatit Europian dhe sipari pritet të ulet pikërisht më 22 maj të vitit 2022.

Shorti për kalendarin e ri pritet të hidhet gjatë muajit korrik. Gjithashtu, sa i përket Kupës së Italisë, është vendosur që këtë edicion të marrin pjesë vetëm skuadra të Serisë A dhe Serisë B. Pushimi i Krishtlindjes do të jetë nga 23 dhjetor 2021 deri më 6 Janar 2022.


Shtuar 5.05.2021 20:40

Tags: ,