Zbardhen diskutimet në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve të PD, kërkesa që Basha iu përgjigj pozitivisht

Sot është mbledhur Kolegji i Kryetarëve të PD-së në selinë blu ku mësohet se kryetarët e degëve te i kanë kërkuar Lulzim Bashës të dalë në terren dhe të takojë demokratët.

Burime bëjnë me dije se kryetarët e degëve, kanë kërkuar të dalin në terren për të komunikuar me struktura, përfshirë këtu dhe kryetarin Basha.

Këtë kërkesë disa prej kryetareve të degëve e kanë bërë për Kryetarin, nënkryetarët, Sekretarin, Kryesinë dhe deputetët.

Sipas tyre është e domosdoshme dalja në terren në situatën aktuale ku ndodhet PD.

Mësohet se kryetarët që kanë bërë këto kërkesa janë:

Lefter Geshtenja -Dega 7, Tirane

Agron Kapllanaj – Dega Fier

Isa Sakja – Dega Kavaje

Xhevdet Amulli – Dega Shkodër

Basha i është përgjigjur pozitivisht kërkesës./albeu.com


Shtuar 12.01.2022 18:26