Zardhen akuzat me të cilat përballen drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe biznesmeni Ermal Beqiri/ Masa sigurie edhe për zyrtarë të tjerë

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me aksionin e SPAK, ku janë lëshuar masa arresti për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, biznesmenin Ermal Beqiri dhe Ergys Agasin.

Gazetarja Klodiana Lala, duke iu referuar burimeve pranë BKH-së, raporton se për Mirlinda Karçanaj është caktuar masa ‘arrest shtëpie’ dhe ‘arrest me burg’ për biznesmenin Ermal Beqiri.

Sipas Lalës, masat e GJKKO janë dhënë për zyrtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) në AKSHI dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesa.

Prej gati 1 viti SPAK po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje.

Ndërkohë personat e sipërcituar, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.


Shtuar 16.12.2025 10:10