Yuri Kim jep lajmin e mirë: SHBA fut Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të ulët nga Covid-19

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim përmes një postimi në Twitter njofton se CDC e konsideron Shqipëinë me rrezikshmëri të ulët sa i takon Covid-19.

Kim ka dhënë lajmin e mirë për amerikanet, të cilët tashmë mund të vijnë në Shqipëri për argëtim apo biznes.

“Që nga 7 qershori, CDC ka përmirësuar Shqipërinë në “Niveli 1: Niveli i Ulët i COVID-19”. Ky është një lajm i mirë për amerikanët që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes. Shikoni bashkangjitur për rekomandimet e CDC. https://wwwnc.cdc.gov/travel/notices/covid-1/coronavirus-albania”, shkruan ambasadorja./albeu.com

 


Shtuar 8.06.2021 17:07