Rama në Hungari, Viktor Orbán nuk i kursen lavdet: Ka fituar 3 herë zgjedhjet!

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Gjatë takimit të tij, homologu Viktor Orbán ka prezantuar kryeministrin Rama tek qeveria e tij.

“Dua t’ju prezantoj kryeministrin, është mik i madh i Hungarisë. Vizita e tij është vlerësim i madhe sepse ka fituar 3 herë njëra pas tjetrës zgjedhje.

3 zgjedhje të njëpasnjëshme është diçka e jashtëzakonshme për politikën europiane, pasi lufta politike është e fortë dhe me debate. Çështjet që kemi diskutuar sot është bashëpunimi politik mes dy vendeve dhe duam ta festojmë bukur dhe ta kemi një jubile politik të rrethuar me kulturë.

Nuk ka dallime madhore në politikën e jashtme të dy vendeve. Ne jemi mbështetës në angazhimin e Shqipërisë. Jo vetëm nga simpatia por edhe nga interesi. Pa ofruar mundësi anëtarsimi për BP nuk mund të stabilizohemi në aspektin politik.

Shqipëria do të luajë një rol të rëndësishëm për stabilitetin ekonomik.”- tha Orban për kryeministrin Rama.

 

 

 

Shtuar 8.06.2021 05:06