Ylli Merja: Pse duhet të dilni 20 minuta në diell, pa krem mbrojtës

Mjeku Ylli Merja, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se nëse dilni për 20 minuta në diell nuk është e nevojshme që të vendosni krem mbrojtës.

Më tej ai theksoi se njeriu ka nevojë që  të marrë rreze dielli.

“Nuk është e nevojshme që të vësh një mbrojtës, kur ti del 20 minuta në diell. Nuk do të ndodh asgjë. Njeriu ka nevojë të marrë rreze dielli”- tha ai.


Shtuar 26.05.2023 09:02