Ylli i Grease, Olivia Newton-John, vdes në moshën 73-vjeçare

Olivia Newton-John, këngëtarja dhe aktorja më e njohur për rolin e saj në muzikalin Grease, vdiq të hënën në moshën 73-vjeçare. Aktorja ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Kaliforninë Jugore mëngjesin e sotëm, e rrethuar nga familjarët dhe miqtë.

Bashkëshorti i saj, John Easterling konfirmoi lajmin e trishtë. Në karrierën e saj pesë dekadash në muzikën country dhe pop, ajo ka shitur më shumë se 100 milionë disqe dhe ka pasur 40 hite në Billboard 100. Ajo mundi dy herë kancerin e gjirit por u diagnostikua përsëri në vitin 2017.

“Ne kërkojmë që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe shumë të vështirë. Olivia ka qenë një simbol i triumfeve dhe shpresës për më shumë se 30 vjet duke ndarë rrugëtimin e saj me kancerin e gjirit.”, ka shkruar bashkëshorti i saj.

Shtuar 8.08.2022 22:48