Vullkani shkatërron mbi 1 mijë ndërtesa në Spanjë (VIDEO)

Vullkani që ka shpërthyer para një muaji në ishullin La Palma në Spanjë po përparon me shpejtësi.

Ishulli i cili çdo vit vizitohet nga mijëra turistë, është “pushtuar” nga vullkani Cumbre Vieja. Sipas mediave të huaja, pothuajse 6,000 banorë janë evakuuar, ndërsa rreth 1,186 ndërtesa janë shkatërruar.

Vullkani vazhdon të nxjerrë llavë nga krateri i tij. Vetëm gjatë ditës së sotme janë regjistruar 21 tërmete, teksa edhe banorët e fshatrave aty afër ndihen të pasigurt në shtëpitë e tyre./albeu.com