Vrau të vëllanë në Dibër, fqinjët për 26 vjeçarin: Sapo kishte dalë nga burgu

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Dibrën ku një i ri i mori jetën vëllait të tij 23 vjeç.

Ngjarja ndodhi në fshatin Maqellarë, pak pas mesnate. Mësohet se vëllai ka goditur disa herë me thikë të riun, ndërkohë që ky i fundit ka ndërruar jetë në spitalin e Dibrës.

Sipas dëshmisë së fqinjëve, familja në fjalë ishte e qetë dhe nuk kishte shfaqur probleme më herët.

Një prej tyre rrëfehet se 26-vjeçari Florian Tonuzi kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu (3-4 muaj), ndërkohë që dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike.

“Janë familje e mirë. Në hallet dhe punët e veta. Shihnin hallet të veta. I vogli iu shtrua punës. Nuk kanë pasur konflikte, ne nuk dimë gjë. Me aq as kemi parë, sjellja ka qenë e mirë. Vetëm këta dy djem kanë familja. Ishin të pamartuar. E morëm vesh ngjarjen kur u zgjuam në mëngjes, s’dimë gjë gjëra të tjera.”, tha një prej fqinjëve.

Shtuar 29.04.2021 09:55