Kujtim Gjuzi “turpërohet” në Durrës, nuk merr as votat e miqve të tij (FOTO LAJM)

Deputeti Kujtim Gjuzi, i cili ka garuar në qarkun e Durrësit, duket se nuk ka marrë as votat e miqve të tij.

Ndërsa janë numëruar më shumë se gjysma e kutive, i pari i listës për kandidat për deputet nga partia Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni, Ora e Shpresës dhe Konservatorët ka grumbulluar vetëm 2 vota.

Kandidati i koalicionit që ka marrë më shumë vota është Isli Malo me 4 vota. Gjuzi mori mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës.

Shtuar 29.04.2021 09:04