Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur ne Agrinio të Greqisë, ku një 35 vjeçar vrau me thikë nënën e tij dhe plagosi rëndë gjyshen.
Sipas informacioneve nga mediat e huaja, raportohet se 35-vjeçari është dënuar në vitin 2012 për grabitje në Patra dhe në vitin 2013 për përdhunim në Janinë.
Të lidhura
None found
Gjithashtu ai është paditur edhe nga nëna dhe gjyshja e tij në 2015 dhe 2017 për dhunë në familje.
Të njëjtat informacione bëjnë me dije se burri ka qenë i burgosur në të kaluarën në repartin psikiatrik të burgut të Korydallos, ndërsa së fundmi sapo kishte dalë nga burgu.
Krimi i tmerrshëm ndodhi në orët e para të së martës së 30 nëntorit 2021, kur 35-vjeçari shkoi në shtëpinë ku jetonin nëna dhe gjyshja e tij dhe pasi fillimisht sulmoi nënën me duar, duke e goditur me grusht në kokë, më pas i nguli thikën.
Në të njëjtën kohë, vrasësi ka plagosur gjyshen e tij 80-vjeçare, e cila megjithatë ka arritur të lajmërojë policinë , të cilët mundën të arrestojnë autorin në tentativë për tu arratisur./albeu.com/
