Vrau babanë dhe e groposi në oborrin e shtëpisë, zbardhet identiteti i vajzës dhe viktimës në Durrës

Është zbardhur identiteti i autorit dhe viktimës në ngjarjen e rëndë në Durrës. Autorja është identifikuar si Hygerta Meta 19-vjeç, dhe viktima Pëllumb Meta 50-vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, në datë 13 shkurt, rreth orës 22:30, shtetasi me inicialet H. M., 25-vjeç, banues në fshatin Shënavlash, ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50-vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.

Pas hetimeve rezultoi se e bija e  kishte vrarë babanë me armë zjarri në banesë, dhe më pas trupin e tij e kishte groposur në oborr.

Shkak thuhet se është bërë një konflikt mes vajzës dhe babait, pasi ky i fundit kishte dashur të fejonte pa dëshirën e saj.


Shtuar 23.02.2024 09:22