Vrasjet e civilëve në Ukrainë, Rama: Asgjë nuk mund të justifikojë një mizori të tillë

Pas mizorive të kryera nga forcat ruse në Ukrainë, duke lënë të vrarë nëpër rrugë qindra civilë të pafajshëm, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se këto krime të tmerrshme nuk mund të justifikohen dhe se duhet kryer një hetim i pavarur.

“Imazhet e tmerrshme të civilëve të vrarë në Bucha Massacre, Ukrainë, nga ushtria ruse janë tronditëse. Duhet bërë gjithçka për një hetim të pavarur të krimeve të tilla të tmerrshme. Asgjë nuk mund të justifikojë një mizori të tillë. Sa dhimbje dhe sa turp”, shkruan kryeministri Edi Rama./albeu.com

Shtuar 3.04.2022 21:53