Vrasje në mes të ditës e në sy të të gjithëve, java e përgjakshme që lamë pas

Java që lamë pas nuk ka qenë aspak e qetë për Shqipërinë. Vrasjet e njëpasnjëshme kanë tronditur vendin, ndërkohë që krimi lulëzon dita-ditës pa pyetur më për ligj.

Por cilat janë ngjarjet që ngritën policinë në këmbë dhe vunë në rrezik jetën e qytetarëve që lëvizin rastësisht në rrugë?

-Ditën e hënë u vra me breshëri plumbash në Vlorë biznesmeni 40-vjeçar, Bledar Birçaj. Viktima po udhëtonte me makinën e tij kur u qëllua me kallashnikov nga dy persona të maskuar që i dolën në rrugë. Birçaj ndërroi jetë menjëherë. Sikurse është raportuar edhe më herët, Birçaj ka qenë pronar i një restoranti në Vlorë dhe dikur ish-drejtor banke.

-Mbrëmjen e së hënës Mehmet Qema, 27 vjeç u vra nga shoku i tij padashje. Ngjarja ndodhi në zonën e “5 Majit”, në lokaline autorit. Qema ndërroi jetë në spital., ndërsa njihej për miqësinë e tij me shumë reperë në Shqipëri.

-Të martën u ekzekutua në një atentat Everest Çaka. Ai ndodhej në makinë me bashkëshorten Silvana kur u ekzekutua. Bashkëshortja e tij u plagos. Atentati ndaj Çakës dyshohet të jetë vazhdimësi i 4 vrasjeve të tjera. /albeu.com/

 

Shtuar 15.05.2021 10:51