Dibra Hoxha, i njohur ndrsyhe si “Kobra” do të lihet në paraburgim deri në 3 mars 2023.
Gjykata Themelore në Prizren ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin për Dibran Hoxhajn i njohur si “Kobra” dhe pesë personave tjerë, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 31-vjeçarit Visar Cengu nga Kukësi në Prizren dhe plagosjen e një të riu.
Gjyqatarja në Prizren ka thënë se nëse personat e sipërpërmendur lihen në liri mund të arratisën.
Si dhe ka marrë parasysh faktin se të dyshuarit janë të njohur për organet e drejtësisë, pasi në të kaluarën kanë vepra penale të natyrës së ndryshme.
Shkak për ngjarjen e rëndë raportohet se është bërë një faturë prej 400 euro. Në dosjen e prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se Hoxha ka shtënë në drejtim të makinës së viktimës e cila ndodhej në parkingun e lokalit të tij “Kobra City”, pas sherrit brenda në lokal.
Përveç Dibran Hoxhaj, në këtë rast dyshohet të jenë të përshirë edhe Kujtim Gashi, Jesmir Badali, Burim Mazreku, Enver Amrullahi, Arben Vezaj për vepra të tjera si rrahja, manipulimi me prova e armëmbajtje pa leje.
Sipas dosjes, Dibran Hoxha akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë si dhe mbajtje të pa-autorizuar të armës.
Në dosje thuhet se Dibran Hoxha dyshohet se në natën kur ndodhi ngjarja kishte asgjësuar provat, duke fshehur pajisjen e ruajtjes së pamjeve nga lokali i tij, “Kobra City”./albeu.com/