Ndeshja mes Portugalisë dhe Kroacisë pritet të jetë një nga sfidat më të forta të fazës eliminatore në Kupën e Botës 2026.
Të dyja përfaqësueset kanë bërë publike rreshtimet zyrtare, ndërsa emrat më të rëndësishëm do ta nisin takimin që nga minuta e parë.
Të lidhura
None found
Te Portugalia e drejtuar nga Roberto Martínez, pika kryesore në repartin ofensiv do të jetë Cristiano Ronaldo. Në mesfushë, detyra për të dhënë ritëm, kontroll dhe fantazi i takon Bruno Fernandes, Vitinha dhe Joao Neves.
Në krahët e sulmit, Rafael Leao dhe Pedro Neto do të synojnë të shkaktojnë probleme me shpejtësinë e tyre.
Në anën tjetër, Kroacia mbështetet te eksperienca e Luka Modric, i cili bashkë me Mateo Kovacic do të marrë përsipër organizimin e lojës në mesin e fushës.
Sa i takon fazës sulmuese, Ivan Perisic, Martin Baturina dhe Ante Budimir pritet të provojnë të vënë në vështirësi prapavijën portugeze.
Portugalia: Diogo Costa; Cancelo, Ruben Dias, Veiga, Nuno Mendes; Joao Neves, Vitinha, Bruno Fernandes; Rafael Leao, Pedro Neto, Cristiano Ronaldo.
Kroacia: Livakovic; Stanisic, Sutalo, Gvardiol; Vlasic, Modric, Kovacic, Sucic; Perisic, Baturina, Budimir.
