Me paraqitjet e tij në Kupën e Botës, Unai Simon është futur në histori duke vendosur rekordin e ri për periudhën më të gjatë pa pësuar gol në këtë turne.
Portieri i Spanjës ka arritur në 518 minuta pa e prekur rrjetën, duke kaluar kështu rekordin e mëparshëm që mbahej nga legjenda italiane Walter Zenga.
Të lidhura
None found
Gardiani i Athletic Bilbaos ka lënë pas edhe një tjetër shifër të rëndësishme, atë të rekordit kombëtar të Spanjës me 420 minuta pa pësuar, që ishte vendosur nga Iker Casillas në Kupën e Botës 2010 gjatë rrugëtimit fitues të spanjollëve.
Seria mbresëlënëse e Simon është ndërtuar në ndeshjet kundër Marokut, Kepit të Gjelbër, Arabisë Saudite dhe Uruguait, si edhe në pjesën e parë të përballjes me Austrinë, duke i siguruar tashmë një vend në historinë e këtij kompeticioni.
Ndonëse në Spanjë ka pasur vazhdimisht diskutime dhe kritika për rolin e portierit, 29-vjeçari ka reaguar në mënyrën më bindëse të mundshme në fushë, duke e vendosur emrin e tij mes figurave më të shquara të futbollit ndërkombëtar.
