Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për librin “The Albanian Files”, që konsiderohet nga protesuesit si “armë krimi” e Edi Ramës dhe është depozituar në SPAK.
Xama shpjegoi se në libër ka indicie për konflikt të mundshëm interesi, pasi kryeministri kontaktonte personalisht arkitektët e huaj, duke ua imponuar kompanive private në Shqipëri.
Të lidhura
None found
“Libri The Albanian Files, është tentativë e Ramës për të prezantuar Shqipërinë në sytë e botës. Fjalën dosje tenton ta kthejë në sinjal shprese për të ardhmen, ndryshe nga e shkuara.
Jam marrë me disa investigime lidhur me konfliktin e interesit dhe se si përcakton, jo vetëm në sektorin publik por edhe privat, gjen gjurmë dhe shënime, se si janë ftuar personalisht nga zoti Edi Rama.
Kam bërë ne excel ndarjen e projekteve sipas viteve, rreth 20 janë në kohën kur ishte kryebashkiak Rama, kemi rreth dy vite pushim në opozitë dhe pas 2013, janë 540 projekte, kur Rama ka qenë kryetar i KKT.
Gjen një kompani që ka marrë projekte për Korçën, projekte të rilindjes urbane, thonë erdhëm kur Rama ishte kryebashkiak i Tiranës, nuk e fituam konkursin por na erdhi një kartolinë dhe na tha e keni derën të mikpritur në Shqipëri dhe na solli në derë një investitor. Duhet të shohim konfliktin e interesit.
Ka debate për estetikën, a duhet ti bëjnë shqiptarët apo edhe të huajt.
Pyetja që lind dhe që lidhet me anën penale të këtij libri, a kemi ne një ligj, që ai që të jep lejen e ndërtimit të përcakton edhe kush do të bëjë projektin. Nuk e kemi.
Madje, në sistemin kapitalist, nuk është as rregull dhe normë, por në sistemin ku shteti imponon edhe sektorin privat, këtu mund të ketë arsye për të parë elemente të veprës penale”, deklaroi Xama.
