Luan Gacaferi, anëtar i partisë Guxo, ka reaguar me tone të forta ndaj opozitës, duke e akuzuar atë për qëndrime të paqëndrueshme sa i takon funksionimit të institucioneve shtetërore dhe rolit të inspektoratit në Kosovë.
Sipas tij, opozita po e ndryshon diskursin në varësi të zhvillimeve në terren, ndërsa këtë e lidhi me kritikat që ajo po i drejton qeverisë.
Të lidhura
None found
Gacaferi u shpreh publikisht: “Nihere i kanë pas kap britmat: o Albin ku është inspektorati, tash kur doli inspektorati, po bërtasin pse me dal inspektorati!”,
Postimi i plotë:
Njëherë i kanë pas kap britmat: “o Albin ku është inspektorati”, tash kur doli inspektorati, po bërtasin pse po del inspektorati!
Duhet edhe me u mësu e edhe me u pajtu që Kosova po bëhet shtet, koha e sallamdisë dhe e oligarkisë ka marrë fund në Kosovë!
