Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nesër, të premten, nga ora 10:00, do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviqit, i cili akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Kjo seancë do të zhvillohet në kuadër të procesit gjyqësor që është në vijim ndaj të pandehurit, ku palët pritet të paraqesin qëndrimet e tyre.
Të lidhura
None found
Në vazhdim të shqyrtimit, gjykata do të procedojë me administrimin e provave dhe trajtimin e çështjes, në përputhje me fazën procedurale ku ndodhet rasti.
Prokuroria Speciale e ngarkon Ekrem Bajroviqin me përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile.
