Vrasja horror e Caroline, flet për herë të parë babai i Babis: Kam humbur dy fëmijë!

Tragjedia e Caroline e Babis në Greqi vazhdon të bëjë zhurmë e bujë të madhe.

Babis tashmë ndodhet në burg ku rrëfeu ngjarjen e rëndë se si mbyti me duart e tij Caroline, vari qenin e tij dhe inskenoi një grabitje të dhunshme në shtëpi.

Për herë të parë, ka folur për mediat babai Babis i cili është shprehur i lënduar për këtë krim horror.

Newsbomb.gr shkruan se babai i Charalambos Anagnostopulos, është shprehur se tani ka humbur dy fëmijë të tij, ndërkohë që ka shtuar se e vetmja gjë që u intereson tani është fati i foshnjes 11-muajshe, Lidias.

“Unë kam humbur dy fëmijë. E gjithë ajo që na intereson është fati i kësaj foshnje dhe ne duam të jemi sa më të përqendruar në të, ” tha babai i Charalambos Anagnostopulos. /albeu.com/

 


Shtuar 21.06.2021 16:05