Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Greqi/ Momenti kur mjekët i japin ndihmën e parë, qytetarët mblidhen të traumatizuar (VIDEO)

Ngjarja e rëndë në Greqi, ku 20-vjeçari shqiptar Orgito LLoci, humbi jetën pas një sherri mes të rinjsh, në Kalives të Bashkisë Apokoronou në Hania, tronditi opinionin publik.

Një media greke, ka publikuar momentin kur 20-vjeçari shqiptar u transportua i vdekur në spital, pas sherrit me disa të rinj në Kalives të Greqisë.

Të dyshuarit të përfshirë në përleshje janë dy 24-vjeçarë grekë dhe tre të huaj, një rumun 19-vjeçar, një gjeorgjian 28-vjeçar dhe një 18-vjeçar bullgar vjeçar.

Sipas informacioneve, nga pesë personat që u sollën në komisariatin e Chanias, u arrestuan dy 24-vjeçarët grekë, të cilët fillimisht u konsideruan nga autoritetet si të përfshirë drejtpërdrejt në ngjarje.

Orgito Lloci, 20-vjeç është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar në rrethana të paqarta.

Pas përfundimit të konfliktit e ndërsa të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, Lloci nuk është ndier mirë.

Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20-vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias, ku ndërroi jetë.

Policia greke, ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me 20-vjeçarin shqiptar, ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Dyshohet se i riu shqiptar është goditur me grusht në kokë.


Shtuar 12.06.2024 13:41