Vrasja e 10-vjeçarit Matias nga i ati, daja shqiptar hyn në spital për të vrarë babanë e tij polak

Daja i 10-vjeçarit shqiptar të vrarë nga babai i tij polak në Itali, ka hyrë i armatosur në spitalin ku ndodhej polaku Mirko Tomkoë dhe tentoi ta vriste atë.

Ai kalonte pasdite të tëra me nipin e tij të preferuar, e shoqëronte në shkollë dhe luante me Matias, 10 vjeçarin me origjinë shqiptare që u vra nga babai i tij në Viterbo të Italisë.

“Më thuaj ku është Mirko, që ta vras menjëherë”, u tha daja i Matias rojeve të sigurimit të Belcolle, të cilët menjëherë thirrën karabinierët.

Daja i fëmijës së vrarë është rrethuar dhe çarmatosur nga efektivët. Më pas u dërgua në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Tani rrezikon të denoncohet, shkruajnë mediet italiane. Synimi i tij ishte i qartë: të hakmerret për vrasjen e Matias, duke qenë se babai vrasës ndodhet ende në spital.

Kujtojmë se polaku Tomkoë, u arratis nga spitali COVID, shkoi në shtëpi dhe vrau djalin e tij 10-vjeç me thikë./albeu.com/