Spektakolar Real Madridi, mposht Granadan dhe ngjitet në krye (VIDEO)

Real Madridi ka mposhtur me rezultatin e thellë 1-4 Granadën në shtëpinë e ketyrë të fundit në kuadër të javës së 13 të La liga-s.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 19 me Asension dhe vetëm 6 minuta më vonë Nacho do të dyfishonte avantazhin.

Vendasit kthehen në lojë në minutën e 36, pasi Suarez ngushton rezultatin. 1-2 do të ishte rezultati final i 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë, Reali sërish dominon ndeshjen  dhe në minutën e 56 falë një aksioni model, Vinicius shënon golin e tretë.

Punët vështirësohen së tepërmi për  vendasit pasi Monchu ndëshkohet më karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Vinicius JR. Pas tij për shkak të revoltave ndëshkohet edhe trajneri Moreno.

Në minutën e 76 do të vinte edhe goli i 4 me mbrojtësin francez, Ferland Mendy.

1-4 do të ishte rezulati përfundimtar i kësaj ndeshjen, me Realin që kap kreun e tabelës me 30, ndërsa Granada  bie në vendin e 18 me 11 pikë.

Shikoni  KËTU  përmbledhjen e ndeshjes. /albeu.com


Shtuar 21.11.2021 18:07