Gjykata e Fierit vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 38-vjeçarin Klodian Çalamani, i cili me gjakftohtësi të plotë vrau me kazmë dy ditë më parë 8-vjeçarin Mateo Vasiu dhe e groposi atë në oborrin e shtëpisë ku banonte.
Seanca për caktimin e masës së sigurisë u shoqërua me tensione, pasi familjarët, të afërmit dhe qytetarët kërkonin që ai të dënohej me vdekje për krimin makabër.
Këta të fundit janë futur në ambientet e gjykatës, ku Çalamanit iu dha masa e sigurisë pa qenë prezent.
Burime bëjnë me dije se vrasësi i 8-vjeçarit është dërguar në paraburgimin e Vlorës, në mënyrë që të jetë i mbrojtur nga ndonjë sulm.
Mësohet se pasditen e sotme është hequr nga Fieri dhe është dërguar në Vlorë ku po mbahet në izolim të plotë dhe pa asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë./albeu.com