Trump në Ankara për Samitin e NATO-s, 1,000 persona në delegacion dhe masa ekstreme sigurie

Këtë të martë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të mbërrijë në Ankara për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, që do të zhvillohet më 7 dhe 8 korrik.

Prania e tij ka aktivizuar një plan të jashtëzakonshëm sigurie, teksa delegacioni amerikan përbëhet nga rreth 1,000 persona dhe autoritetet turke, së bashku me Shërbimin Sekret Amerikan, kanë vendosur masa të paprecedenta.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve të mediave turke, në kryeqytetin turk kanë mbërritur tashmë automjetet speciale që do të përdorë presidenti amerikan. Po ashtu, edhe helikopteri presidencial është transportuar i çmontuar, për t’u montuar në vend.

Hoteli ku do të qëndrojë Trump është kthyer në një zonë të fortifikuar. Agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan kanë ushtruar kontrolle të detajuara si brenda hotelit, ashtu edhe në perimetrin përreth, ndërsa godina është mbyllur tërësisht për publikun deri në mbërritjen e presidentit amerikan.

Presidenti amerikan do të akomodohet në një suitë presidenciale prej rreth 190 metrash katrorë, që përfshin një dhomë gjumi të veçantë, sallon, zyrë private dhe hapësirë pune. Mediat turke raportojnë se dritaret e kësaj suite janë antiplumb, ndërsa muret janë ndërtuar për të përballuar shpërthime të mundshme.

Niveli i sigurisë në zonë është tejet i lartë. Forcat speciale, policia turke dhe Shërbimi Sekret Amerikan kanë vendosur postblloqe në rrugët që rrethojnë hotelin, ndërsa mbikëqyrja është në maksimum. Sipas CNN Türk, masat janë aq të ashpra, sa “nuk lejohet të fluturojë as një zog”.

Hoteli ndodhet pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe jo larg Kompleksit Presidencial, aty ku do të zhvillohen takimet kryesore të samitit.

Samiti i 36-të i NATO-s do të mbledhë në Ankara liderët e 32 vendeve anëtëtare të Aleancës, si edhe rreth 100 ministra, diplomatë të lartë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare. Për Turqinë, kjo është hera e parë që pret një samit të NATO-s që nga viti 2004.

Në Ankara ka mbërritur tashmë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ndërsa delegacione nga vende të ndryshme kanë nisur të vijnë për të marrë pjesë në punimet e samitit.

Një prej pikave më të rëndësishme të vizitës do të jetë takimi kokë më kokë mes Donald Trump dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, i parashikuar për më 7 korrik. Pas këtij takimi, dy liderët pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në mbrëmje, Recep Tayyip Erdogan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdogan do të organizojnë një darkë zyrtare në Kompleksin Presidencial për liderët pjesëmarrës dhe bashkëshortet e tyre.

Diskutimet në samit do të fokusohen te disa prej çështjeve më të rëndësishme të sigurisë globale, mes tyre rritja e shpenzimeve të mbrojtjes, forcimi i kapaciteteve parandaluese të NATO-s, lufta në Ukrainë, kërcënimet në hapësirën euroatlantike dhe zhvillimet në krahun jugor të Aleancës.

Mark Rutte pritet t’u kërkojë vendeve anëtare që të zbatojnë angazhimin për ta çuar nivelin e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035, një objektiv i dakordësuar vitin e kaluar nën presionin e administratës Trump.

Samiti i Ankarasë po konsiderohet si një nga takimet më të rëndësishme të NATO-s në vitet e fundit, në një periudhë kur sfidat e sigurisë globale dhe tensionet gjeopolitike vazhdojnë të mbizotërojnë në axhendën ndërkombëtare.

https://x.com/TRTWorldNow/status/2073997193027985812


Shtuar 6.07.2026 16:15

grandpashabet girişStonebahisHoliganbetBetinegoldenbahisHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetWojobetKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetcasibomPusulabetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomberlinbetjojobetcasibomcasibom girişchild pornBetpasimajbetjojobet girişbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetciobetcio giriş