Në kuadër të vizitës së tij të punës në Katar, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i RMV-së, Timço Mucunski, zhvilloi sot një takim me zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Katarit, Sheikh Saud bin Abdulrahman bin Hassan bin Ali Al Thani.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të Mucunskit, gjatë bisedës u trajtuan mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në sektorët e sigurisë dhe mbrojtjes, ndërsa palët shkëmbyen qëndrime edhe për sfidat aktuale të sigurisë në planin rajonal dhe ndërkombëtar.
“Diskutuam për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Gjithashtu shkëmbyem mendime mbi sfidat aktuale rajonale dhe ndërkombëtare të sigurisë. Theksova rolin tonë si shtet anëtar i NATO-s dhe përshëndeta rolin e Katarit si një partner i rëndësishëm i Aleancës”, thuhet në njoftimin e Ministrit të Punëve të Jashtme.
Mucunski bëri të ditur gjithashtu se ky takim rikonfirmoi përkushtimin e përbashkët për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë, përmes forcimit të dialogut dhe nxitjes së bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh./Telegrafi/
