Vranësira dhe reshje të pakta shiu e bore, si pritet të jetë moti sot

Moti në vend vijon me vranësira dhe reshje te pakta shiu e dëbore ku me te dendura reshjet do te paraqiten ne veri dhe qendër. Orët vijuese, mbeten ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, situate e cila do te vijoje deri mëngjesin e së martës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

KOSOVA

Republika e Kosovës mbetet me vranësira dhe reshje te pakta dëbore deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit. Por gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes parashikohet që vranësirat dhe reshjet te largohen gradualisht duke ia lënë vendin intervaleve me kthjellime.

MAQEDONIA E VERIUT

Për sa i përket Republikës së Maqedonisë së Veriut, orët e paradites vijojnë me vranësira dhe reshje të izoluara shiu e dëbore, por pasditja dhe mbrëmja sjell përmirësim të dukshëm të kushteve të motit duke larguar reshjet nga i gjithë territori.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dyja vlerat ekstermale ditore./albeu.com/


Shtuar 10.01.2022 08:14