Vodhi bankën, marketin dhe dyqanin e telefonave, arrestohet 33 vjeçari me dy emra në Burrel

Ka rënë në prangat e policisë një 33 vjeçar nga Burreli i cili ishte në kërkim për “Vjedhje”.

Për shtetasin B.(M).GJ autori i 3 vjedhjeve të ndodhura më parë, uniformat blu kanë vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”.

Autori akuzohet konkretisht:

Më datë 14.01.2020 ka tentuar të vjedhë një filial banke në qytetin e Burrelit.

Më datë 01.06.2020 ka vjedhur një shumë parash në marketin e një shtetasi.

Me datë 03.12.2020, ka vjedhur disa telefona celularë në një kompani celularësh.

 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Filiali”.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Mat, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.

Kapet dhe ndalohet 33-vjeçari, i cili ishte në kërkim për “Vjedhje”

Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje të ndodhura më parë në qytetin e Burrelit.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Filiali”.

Falë punës së mirëorganizuar dhe provave të grumbulluara, shërbimet e policisë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim B. (M). Gj., 33 vjeç, banues në Burrel.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autori i 3 vjedhjeve të ndodhura më parë dhe konkretisht:

Më datë 14.01.2020 ka tentuar të vjedhë një filial banke në qytetin e Burrelit.

Më datë 01.06.2020 ka vjedhur një shumë parash në marketin e një shtetasi.

Me datë 03.12.2020, ka vjedhur disa telefona celularë në një kompani celularësh.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë.


Shtuar 2.09.2021 08:54