Porsche bëhet copash pasi përplaset me shtyllën, ndërron jetë reperi i njohur grek

Reperi i famshëm me origjinë greke i lindur në New York, Mad Clip ka vdekur pas një aksidenti automobilistik në Vouliagmeni, Atikë.

34-vjeçari është përplasur teksa po udhëtonte me kakinin e tij Porsche. Mediat greke raportojnë se shërbimet zjarrfikëse u përpoqën me orë të tëra për të nxjerrë trupin nga automjeti. Makina Porsche që po ngiste, devijoi nga rruga dhe u përplas në një shtyllë.

Përplasja ishte tepër e fortë, pasi mjeti thuajse u shkatërrua plotësisht dhe grupit të hetimit iu desh kohë të zbulonte që viktima ishte reperi, emri i vërtetë i të cilit është Peter Anastasopoulos.

Në vendin e aksidentit u mblodhën shumë fansa të tij. Mad Clip po kthehej në shtëpi nga një dasmë ku kishte marrë pjesë, nga e cila kishte ngarkuar shumë fotografi në llogarinë e tij në Instragram.


Shtuar 2.09.2021 08:42