Vodhën një banesë në Sarandë, 2 të arrestuar dhe 3 në kërkim

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasve H. M., 25 vjeç, banues në Prizren dhe V. P., 57 vjeç, banues në Sarandë, si dhe u shpallen në kërkim shtetasit N. C., 26 vjeç dhe G. M., 26 vjeç, të dy banues në Gjakovë, Kosovë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. P., në lagjen nr. 1, Sarandë, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim./albeu.com


Shtuar 9.07.2021 15:13