Vjedhje, dhunë në familje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, bien në pranga 8 persona

Tetë persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se të arrestuarit kanë kryer vepra të ndryshme si vjedhje, dhunë në familje, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe drejtim meti pa leje qarkullimi.

Gjithashtu është bërë e ditur një 16-vjeçar i cili ka drejtuar motorin e tij pa leje qarkullimi është përplasur me një duke aksidentuar drejtuesin dhe pasagjerin.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 29 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë ndalimi i shtetasit R. T., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familja”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. A., 20 vjeçe, A. B., 42 vjeç dhe F. Xh., 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; A. M., 23 vjeç dhe M. S., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse; Sh. Xh., 16 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin pa lejen përkatëse të drejtimit është përplasur me motomjetin me drejtues A. H., 21 vjeç. Si pasojë është dëmtuar njëri prej drejtuesve shtetasi A. H., 21 vjeç dhe pasagjeri në motomjetin me drejtues Sh. Xh., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 


Shtuar 8.08.2021 10:10