Vjedhja e dokumenteve në zyrat e pronës në Vlorë, arrestohen 3 persona, 2 me funksionne publike

Disa ditë më parë në Vlorë, një person i maskuar dhe me armë ka hyrë nga dritarja dhe ka vjedhur me thyrje dokumente në zyrat e pronës në Vlorë.

Burime bëjnë me dije se për këtë ngjarje policia ka shoqëruar tre persona, dy prej të cilëve me funksione publike

Nga hetimet ka rezuluat se shtetasi Bardhyl Gjika, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtori shtetasin Kreshnik Mino, dhe shtetasin S. D, dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie (truall), në fshatin Dhërmi.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Formulari”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumentave dhe Shpërdorimit të detyrës.

Operacioni  i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Vihen në pranga  3 shtetas, 2 prej të cilëve ushtronin funksione publike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale e falsifikimit të dokumentave dhe Shpërdorimit të detyrës nga persona që ushtrojnë funksion publik, pas një hetimi disa mujor, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Formulari”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

-B. GJ., 60 vjeç, banues në Vlorë.
-K. M., 37 vjeç, banues në Vlorë.
-S. D., 51 vjeç, banues në Himarë.

Nga hetimet ka rezuluat se shtetasi B. Gj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtori shtetasin K. M, dhe shtetasin S. D, dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie (truall), në fshatin Dhërmi.

Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Vlorë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim.

/albeu.com

 


Shtuar 15.10.2021 09:01