Vijon kundërsulmi, Ukraina breshëri raketash në urën kryesore ruse në Kherson

Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej muajit shkurt të këtij viti, përplasjet e ashpra kanë vijuar gjithandej.

Peter Beaumont në Kiev e ka paraqitur një raport ku thuhet se Ukraina ka shtuar sulmet ndaj Khersonit të pushtuar nga Rusia.

Gjithashtu bëhet me dije se një urë kyçe e mbajtur nga Rusia në qytetin jugor të pushtuar Kherson u godit me një breshëri raketash nga forcat ukrainase, të cilat dukej se po rritnin operacionet për të izoluar qytetin.

Video dhe rrëfimet e dëshmitarëve treguan deri në 18 shpërthime në urën Antonivskiy mbi lumin Dnipro, një nga rrugët kryesore ruse të furnizimit në Kherson, me mbrojtjen ajrore ruse kundër raketave që me sa duket nuk arriti të kapte sulmet.

Forcat e armatosura të Ukrainës publikuan një video një minutëshe në Telegram që supozohet se tregon gjuajtjen e raketës pak orë pas mëngjesit të së mërkurës.

Në një seri tjetër videosh të postuara në Telegram ku dëgjoheshin shpërthime të forta, ushtria shtoi: “Shpërthime në zonën e urës Antonivskiy”.

Ura është nën sulm të përsëritur javën e kaluar pasi Ukraina është përpjekur të ndërpresë disa rrugë që Rusia mund të përdorë për të lëvizur armë të rënda brenda dhe rreth Kherson, duke përfshirë një rrugë mbi digën në Nova Khakovka aty pranë.