Vidhet një banesë dhe një shkollë gjatë natës në Durrës, arrestohen autorët

Banesa e një personi dhe një shkollë në Durrës kanë rënë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme.

Mbremjen e djeshme ka ndodhur një grabitje në Durrës. Burimet zyrtare bëjnë me dije se një banesë dhe një shkollë në këtë qytet është grabitur. Mësohet se në pranga kanë rënë autorët.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe në Stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasit: M. V., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke vjedhur në banesën e shtetasit F. L..

Në pranga ra edhe F. K., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke vjedhur në lagjen nr.18, Durrës, në ambientet e një shkolle”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 4.07.2021 09:34