VIDEO/ Stafi i Kombëtares mbështet vajzat para sfidës me Uellsin: Të bashkohemi për të shkruar HISTORINË

Vetëm pak orë përpara përballjes Shqipëri–Uells, e vlefshme për fazën Play-Off të Kupës së Botës 2027 për vajza, Kombëtarja shqiptare ka marrë një mesazh të fortë mbështetjeje nga i gjithë stafi. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në orën 18:00.

Trajneri Armir Grima, zëvendëstrajnerja Lucie Gjini, trajneri i fitnesit Nikiforos Vieros, trajneri i portiereve Elis Ligataj, videoanalisti Xhoen Tugu, doktoresha Genta Nallbani, fizioterapistja Selime Mustafaj dhe fizioterapisti Aisel Oseku, së bashku me zonjën përgjegjëse për uniformat, i janë drejtuar skuadrës dhe tifozëve me një thirrje për të bërë histori në këtë moment të rëndësishëm për futbollin e vajzave kuqezi.

Të lidhura

None found

“Këto vajza kanë të njëjtën rëndësi si djemtë dhe japin gjithçka për fanellën kuqezi. Pas kësaj fanele qëndrojnë shumë punë, përkushtim dhe ëndrra. Ato e meritojnë mbështetjen e të gjithëve ne.

Ato nuk luajnë vetëm për veten, por edhe për ne. Për një vajzë, zgjedhja për të luajtur futboll shoqërohet me sakrifica, ndërsa dashuria e tyre për këtë sport nuk njeh kufij.

Këto futbolliste kanë arritur shumë përmes sakrificave të tyre. Ato i kanë kushtuar gjithë jetën futbollit dhe pasionit të tyre, pa kërkuar asgjë në këmbim.

Prandaj besoj se detyra jonë kryesore është që më 9 tetor t’i mbështesim në stadium, në mënyrë që këto vajza të realizojnë ëndrrën e tyre”, thuhet në disa prej mesazheve që stafi i Shqipërisë së vajzave u ka përcjellë skuadrës dhe tifozëve.