Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen, vlerësohet për kontributin në drejtësinë ndërkombëtare

Juristja nga Afrika e Jugut, Navanethem “Navi” Pillay, është fituesja e Çmimit Nobel për Paqen 2026. Ajo u vlerësua për përpjekjet e saj në promovimin e paqes dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Kryetari i komitetit, Jorgen Watne Frydnes, bëri të ditur se çmimi i akordohet për përpjekjet e saj në promovimin e paqes dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Pillay është juriste nga Afrika e Jugut dhe ka mbajtur disa poste të rëndësishme në institucionet ndërkombëtare. Ajo shërbeu si Komisionere e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut nga viti 2008 deri në vitin 2014.

Emri i saj lidhet me promovimin e të drejtave të njeriut, drejtësinë ndërkombëtare dhe përpjekjet për forcimin e mekanizmave që mbrojnë individët nga shkeljet e rënda të të drejtave themelore.


Shtuar më 9.10.2026 11:42