VIDEO/ Mushkonjat “pushtojnë” avionin para nisjes, panik te pasagjerët

Një tufë mushkonjash shkaktoi panik te pasagjerët dhe ekuipazhi në një fluturim meksikan kur “pushtuan” avionin pak para nisjes.

Stjuardesat në panik, të paafta për të besuar këtë që po ndodhte, filluan të spërkasin zonën me mjete kundër insekteve.

Ngjarja është regjistruar nga një pasagjere femër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by USA TODAY (@usatoday)

Fluturimi i Volaris ishte planifikuar nga Guadalajara në Mexico City, por u vonua për rreth 2.5 orë për shkak të situatës.

Nuk dihet arsyeja e saktë e këtij pushtimi, por sipas një rrjeti lokal, kushtet klimatike të zonës janë një mjedis ideal për mbarështimin e mushkonjave./Albeu.com


Shtuar 12.10.2023 09:43