VIDEO/ Megaoperacioni “Tempulli”, policia arreston edhe Ujkun e Cërrikut

Saimir Rexhepi, i njohur ndryshe si Ujku i Cërrikut është një nga të arrestuarit gjatë megaoperacionit “Tempulli” të zhvilluar nga Policia e Shtetit.

Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente, janë ekzekutuar 216 masa sigurie dhe janë arrestuar në flagrancë 30 shtetas.

Në Elbasan janë arrestuar 7 persona, mes tyre edhe efektivi Saimir Hysa.

Gjithashtu janë arrestur shtetasit Glidi Ballolli, Frencesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Saimir Rexhepi e Stiven Faqolli.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Ata akuzohen për trafik droge,  armë pa leje e trafik veprash arit.

Lexo edhe: MEGAOPERACIONI/ Nga Vlora në Tiranë e Elbasan, sa arrestuar janë në secilin qark deri më tani

Gjatë këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve në banesa dhe në ambiente të tjera, deri tani janë sekuestruar:

-13 armë zjarri (2 kallashnikovë, 10 pistoleta dhe 1 pushkë), 5 armë gjahu/sportive, 1 elektroshok, 8 armë të ftohta (thika, doreza metalike);

-134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike GAB dhe Poppers, 23 peshore elektronike, 3 mjete për përpunimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza;

-225 celularë, 35 automjete, 1 801 000 lekë të rinj, 38 845 euro, 6100 paund, 1100 dollarë;

-Gjithashtu, janë sekuestruar 4 motomjete, 12 targa, pajisje si të Policisë dhe dokumente false.

Megaoperacioni vijon./albeu.com


Shtuar 14.09.2023 18:40