“Vëllai i madh ju vëzhgon”, Artan Hoxha: Një ditë nga ndan nga përballja “epike’ (FOTO LAJM)

Gazetari Artan Hoxha u ka bërë thirrje qytetarëve që ditën e djelë të shkojnë të votojnë masivisht. Në një postim në Facebook, Hoxha i ka quajtur votimet e së djelës si një përballje ‘epike’ mes “Patronazhistëve” dhe “Strukturës së Mbrojtjes së Votës”.

Hoxha gjithashtu ka përmendur fjalët e Ambasadorës amerikanë Yuri Kim, e cila është shprehur se “Vëllai i madh po ju vëzhgon”

“Mbani frymen njerez…. Edhe nje dite na ndan nga perballja “epike”… “Patronazhistet” vs SMV(Struktura e Mbrojtjes Votes) Sapo e mora bileten për radhen e pare, në “derbin” e se dieles… Bashkekombas, shkoni masivisht dhe të qete në votime. Mos u dorezoni para presioneve, kercenimeve, apo ofertave per blerje vote. Vota juaj vendos te ardhmen e vendit… Dhe në fund, ashtu siç ka thene Ambasadorja Amerikane Juri Kim: “Vellai i madh po u vezhgon”…”, shkruan Hoxha.


Shtuar 23.04.2021 20:30