VIDEO/ Incident në një aeroport në Greqi, momenti kur shemben shkallët e avionit, disa të lënduar

Një incident i rëndë ka ndodhur në aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni TUI Boeing 737-8. Disa persona u lënduan teksa po hipnin në avion, pasi shkalla ku po ngjiteshin u shemb menjëherë.

Në të ndodheshin gazetarë dhe fotoreporterë. Të paktën tre persona morën lëndime në kokë. Të lënduarit u transportuan menjëherë në spital.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve pajisjet nuk duket se kanë qenë të përshtatshme për një ngarkesë të tillë, ndërsa i referohet trajtimit të procesit që ngre pyetje në lidhje me organizimin e ngjarjes.


Shtuar 1.05.2026 20:55