Vettingu në politikë, Basha i hap sfidë Ramës: E bëj unë i pari, ti pas meje

Çështja e Vettingut në Politikë është diskutuar dhe në Kuvend nga kreu demokrat Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Basha i ka kërkuar që ta votojë dhe nëse do që t’u mbyllë gojën për akuzat në lidhje me krimin, ta bëjë vetingun i dyti pas Bashës.

“Meqë se di se ça bankomati ishte bashkia e tiranës kur ishte ti, meqë e humbe, meqë pretendon se nuk i njeh banditët me të cilët bërë pazare për masakrën. Meqë pretendon të kundërtën dhe më thua mendohu mirë, bëhu ti burrë njëherë dhe votoje vetingun e politikanëve, ti marrim me rradhë, dhe ndryshe nga rregulli vjetër të mos e fillojmë nga plaku por nga i riu e bëj unë i pari, bëje ti i dyti dhe pastaj të tjerët me radhë nga i pari  tek i fundit. E ke fare të thjeshtë do t’i japësh fund këtij monologu që bën këtu, të ka shterruar mundësia për të mos përsëritur të njëjtat figura letrare, voto vetingun lëri demokratët se i kanë gjëra te qarta dhe ska gjë që të të shpëtojë ty nga vendimi i tyre për të të rrëzuar ty”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 28.10.2021 12:23