“Vetëm qahej e ankohej …”, Osmani tregon se çfarë ndodhi në takimin me Vuçiç në prani të Macron dhe Scholz

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zbuluar detaje nga takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, i cili u zhvillua në praninë e kancelarti gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, një dtë më parë në Moldavi.

Osmani tha për mediat se Vuçiç edhe këtë takim nuk tha në asnjë moment të vërtetën, vetëm qahej e ankohej.

Osmani theksoi se takimi me Vuçiç i mbajtur me insistimin e presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, nuk ishte takim negociues, por shkëmbim pikëpamjesh.

S’e kam pasur asnjë plan që të takohesha me Vuçiçin. Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë po vazhdon në Bruksel dhe ishte insistim që nga mëngjesi i liderëve evropianë dhe si presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës dua të tregoj konstruktiviteti, si virtyt të popullit tonë, që të tregojmë vullnet se mund të flasim me të gjithë. Ia kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit Serbisë për vite të tëra.

S’është hera e parë që e gjejmë veten me Vuçiçin në takime të tilla. Më duhet ta them se takimi, i mbajtur me insistimin e presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, të cilëve ua respektova kërkesën duke qenë se janë ndër aleatët më të ngushtë, nuk ishte takim negociues, por shkëmbim pikëpamjesh.

Mund ta them se Vuçiçi vajtonte, ankohej e sigurisht nuk tregonte të vërtetën, që është virtyt i tij, duke qenë ministër i propagandës së Millosheviqit”, ka thënë Osmani.

 


Shtuar 2.06.2023 20:56