Vetëm 3 vota, Kujtim Gjuzi nuk dorëzohet: Hapni kutitë!

Zgjedhjet e 25 Prillit kanë lënë jashtë Kuvendit partitë e vogla si dhe figura të njohura politike.

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi i cili arriti të siguronte vetëm 3 vota në zgjedhjet e 25 Prillit, i ka kërkuar kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që të hapë kutitë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Gjuzi shkruan se Celibashi duhet të hap kutitë me fletët e votimit të pavlefshme.

Kujtim Gjuzi:

“Partia kombetare konservatore Albania” deklaron zyrtarisht: kryekomisioner I. Celibashi hap kutite me fletevota te pavleftesheme.

 

Shtuar 6.05.2021 08:05