“Vendet tona nuk i bën bashkë interesi, është në interesin tonë të qëndrojmë bashkë”, Kurti: Bashkëpunimi lehtëson jetën tonë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë dalë në një konferencë për mediat pas nënshkrimit të marrvëshjeve paraditen e sotme në Prishtinë në mbledhjen e tetë mes dy qeverive.

Kurti u shpreh se vendet tona nuk i bën bashkë interesi, por është në interesin tonë të qëndrojmë bashkë.

Gjithashtu Kurti nuk la pa falenderuar familjet shqiptare që mbajtën refugajtët në kohën e luftës.

Nuk mund si të mos jemi falenderues për familjet shqiptare që mbajtën refugjatët. Vendet tona nuk i bën bashkë interesi por është në interesin tonë që të qëndrojmë bashkë. Bashkëpunimi lehtëson jetën tonë. Kosova dhe Shqipëria kanë një trend pozitiv për bashkëpunim, sot importojmë nga Shqipëria më shumë se asnjëherë më parë. Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë është më i rëndësishëm,” Kurti. /albeu.com