Vranë dhe hodhën në rezervuar 26-vjeçarin, gjykata lë në burg tre autorët

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për tre autorët që mbytën me litar dhë më pas hodhën në rezervuar 26-vjeçarin, Martin Çeço.

Blutë arrestuan të shtunën tre personat që dyshohet se janë autorët e krimit, shtetasit Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.

Mes tyre dhe viktimës dyshohet të ketë pasur grindje dhe “molla e sherrit” ka qenë një vajzë. Dyshohet se vajza për të cilën është vrarë 26-vjeçari ka qenë në lidhje paralele me një nga autorët.

Autorët mësohet se e kanë mbytur të riun dhe kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit.

Autorët kishin lënë buze rezervuarit shapkat e të riut, por shenjat e litarit që ai ka pasur në fyt kanë bërë hetuesit të besojnë se ai nuk ishte vetëmbytur, por ishte vrarë./albeu.com


Shtuar 20.06.2022 13:55