Vëllai i tij vrau shokun, pas kërcënimeve reperi Buta “ia mbath” për Angli

Pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur në Ferizaj ku mbeti i vrarë Gazmend Hyseni, reperi Betim Januzi, I njohur si Buta, ja ka mbathur nga Kosova.

Kjo pasi ka qenë vëllai i tij autori i kësaj vrasjeje.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, mund të shihet Buta duke udhëtuar me aeroplan drejt Anglisë.

Kujtojmë se vëllai i reperit, Qëndrim Januzi, në orët e para të mëngjesit të së shtunës dyshohet se vrau me armë zjarri të ndjerin Gazmend Hysenin.

Theksojmë se për Qëndrim Januzin, Policia ka caktuar 30 ditë paraburgim.

Miq të ndryshëm të viktimës kanë kërcënuar me hakmarrje, dhe kjo me shumë gjasa ka shkaktuar edhe largimin e reperit nga Kosova./albeu.com/