Vëllai i Escobars sulmon Noyzin në qendër të Tiranës, ja pamjet (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, Noyzi zhvilloi një koncert në sheshin“Skenderbej” së bashku me emra të tjerë të rëndësishëm në shoëbizin shqiptar.

Mirëpo, mes tij dhe vëllait të ish-anëtarit të grupit Otr, Escobars është zhvilluar një përleshje.

Pamjet e sherrit, ku nuk kursyen as ofendimet me fjalë banale, janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa nuk dihen ende arsyet e zënkës mes tyre.

Kujtojmë që dy shokët prishën miqësinë mes tyre dhe u përplasën virtualisht pasi Escobar i ftuar në emisionin “Gjoni’s Black” të Meriton Mjekiqit, i bëri diss Noizy-t.

“Tash nuk jam me ta se janë pak me hile si djem. Zini nuk është i drejtë, është një djalë i pafytyrë. Kur të ndihmon një njeri prej fillimit, me pare, me rroba, me krejt dhe mos me të respektuar, me ta hangër dorën se po i jep bukë me to, është gjynah e nuk ia vlen”,- u shpreh reperi, duke iu drejtuar ish-anëtarit të OTR.

Noizy është përplasur virtualisht gjithashtu edhe me drejtuesin e këtij programi, pasi në “Gjoni’s Black” janë ftuar shpesh reperë që kanë pasur debate me këtë të fundit dhe i kanë bërë diss në emision. Përveç kësaj edhe vetë Meriton Mjekiqi ka hedhur thumba për Noizy-n përmes disa postimeve në Instagram.

Gjithashtu Meriton Mjekiqi dhe Escobar sollën këngë bashkëpunim “Pap Pap” në muajin korrik.


Shtuar 13.09.2021 20:10