Vdekja e Vera Isakut, Meta: Personalitet i respektuar i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare

Ditën e sotme është ndarë nga jeta gazetarja dhe autorja e disa veprave Vera Isaku. Përmes një postimi në Facebook, Meta ka shkruar një mesazh ngushëllimi.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të intelektuales aktive, Vera Isaku.

Personalitet i respektuar i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare, autore e një sërë veprash të vlerësuara, qytetare dhe familjare model, kontributi i saj për kulturën, progresin dhe emancipimin shoqëror e ka merituar nderimin dhe respektin e mbarë opinionit.

Duke ndarë dhembjen me familjen Isaku, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera.

Të prehet në paqe!”, shkruan Meta./albeu.com


Shtuar 22.07.2021 22:52