Pas zhvillimeve të fundit brenda spektaklit “Ferma VIP 3”, ku Vanesa Sono shprehu hapur pëlqimin e saj për Indrin dhe u pa e përfshirë emocionalisht në raportin mes tyre, Romiri e ka këshilluar ditën e sotme që nuk ia vlen të qajë për një mashkull..
Fermeri gjatë një bisede me Vanesën, i ka kërkuar të mos e përjetojë emocionalisht situatën dhe të mos vuajë për një mashkull.
Të lidhura
None found
“Mua nuk më pëlqen të hyj nëpër komente për gjëra të tilla, janë gjëra që nuk zgjidhen me analiza, por ama një gjë di ta them: Nuk ia vlen asnjë mashkull në botë që ti të qash për të. E di çfarë do të thotë të qajë një femër… kurrë nuk ia vlen. Shih qejfin tënd, bëj çfarë të thotë shpirti yt, por jo të vuash për gjëra të kota. Ti ke jetën përpara,” është shprehur Romiri.
Deklarata e tij vjen një ditë pas spektaklit të djeshëm, ku Vanesa u shfaq e prekur për shkak të marrëdhënies së komplikuar me Indrin, i cili nga ana e tij ka deklaruar se nuk është i gatshëm për një lidhje dashurie për shkak të së kaluarës së tij personale dhe përgjegjësisë si baba.
